Raporti i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut tregon se prej 22 deri më 28 shkurt 2021, janë regjistruar 69 rast" />

Rritje e rasteve me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rritje e rasteve me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Raporti i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut tregon se prej 22 deri më 28 shkurt 2021, janë regjistruar 69 raste të vdekshmërisë nga Coronavirusi në 20 qytete, një rast më pak në krahasim nga java e kaluar, në rastet në fjalë 60 persona ishin mbi moshën 60 vjeç, pesë persona rreth moshës 50-59 vjeç, 3 persona 40-49 vjeç, dhe një person në grup-moshën 30-39 vjeçare.

Gjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar gjithsej 3.628 raste të reja pozitive në 32 qytete, me një rritje prej 56.4% në dallim nga java e kaluar, pjesa më e madhe e tyre ishin nga Shkupi 46.2%.

“Persona pozitivë janë nga të gjithë grup–moshat, por më e zakonshmja është tek persona mbi 60 vjeç, (25.1%), kurse numër i madh i të infektuarve është edhe tek personat rreth moshës 30-39 vjeç (18.4%), 40-49 vjeç (18,2%), 50-59 vjeç (16,9%) dhe 20-29 vjeç (14,6%). Numri më i vogël i të infektuarve është tek fëmijët e grup- moshës 0- 9 vjeç (1,7%) dhe 10-19 vjeç (5,2%)“ thonë nga ky institut”, thuhet në raport.

Rritja  më e lartë javore u regjistrua në Negotinë dhe Kavadar, kurse përqindja e pozitivitetit varion nga 12.0 në 21.7%, mesatarisht 17.9%.

Raporti i Institutit gjithashtu tregon se gjatë 22 deri më 28 shkurt janë shëruar 1.766 persona , shifër kjo që është identike si në javën e kaluar. /Insajderi.com