Monego sot ka një vjetorin e fillimit të operimit në Kosov" />

Rrjedh mesazhi inspirues i drejtorit ekzekutiv të Monego, për 1-vjetorin e kompanisë (FOTO)

Rrjedh mesazhi inspirues i drejtorit ekzekutiv të Monego, për 1-vjetorin e kompanisë (FOTO)

Institucioni financiar jo-bankar Monego sot ka një vjetorin e fillimit të operimit në Kosovë.

Për një vit të veprimit në tregun financiar të Kosovës, Monego ka shtrirë aktivitetin e saj në 24 degë gjithandej Kosovës, duke shërbyer mbi 70,000 kliente dhe duke punësuar jo më pak se 200 punëtorë gjatë këtyre muajve.

Në këtë ditë të veçantë për stafin dhe kompaninë, mësohet mesazhi i drejtorit ekzekutiv të kompanisë që ka inspiruar dhe falënderuar stafin në një mënyrë unike për tregun tonë, të cilin mund t’a gjeni më poshtë.

Mesazhi i drejtorit, Egzon Halili, drejtuar punëtorëve:

“Pershendetje kolege,

Sot kam nderin dhe privilegjin qe, si kryeshef ekzekutiv, t’ju uroj te gjitheve 1 vjetorin e familjes se madhe ngjyre pembe te njohur si Monego.

Tash dy vite, me saktesisht ne muajin Maj 2017, vecse filluam me planet e para duke e vendosur emrin, logon dhe ngjyrat e kompanise. Pergaditjet e para per themelim te kompanise dhe dokumentacionin per licencim ne BQK i pergaditem pa zyre, zakonisht ne kafiterite ne Rrugen B per 4 muaj radhazi. Qellimi ishte te krijohet nje kompani me vlera me te vertete te vecuara ne treg. Monego duhej te sherbente frymen e modernizmit, inovacionit, afersise dhe ndryshimin e konceptit te sherbimit te klienteve ne shoqerine Kosovare.

Per me teper, personalisht kam qene I ekzaltuar me mundesine e krijimit te nje grupi te njerezve qe, mbi te gjitha, do te kishte themelet ne zhvillimin e te rinjeve ambicioz, frymen familjare ndermjet kolegeve, ndjenjen e pergjegjesise se punes, dhe meritokracine ne cdo vendim.

Pas nje viti me shume sfida ne licencim, rekrutim dhe teknologji, me 17 Maj 2018 patem fatin te sherbejme klientin e pare te Monego-s. Por, as iden me te vogel nuk e kishim se cka po na pret pergjate 12 muajve te ardhshem.

24 dege, 200 kolege te mrekullueshem, 70,000 kliente te financuar, dhe nje dashuri e papershkrueshme per ngjyren e pembe po na e permbyllin kete 12-mujoresh, por jo vetem. Suksesi me I madh dhe I paperseritshem I Monegos deri me sot jeni ju, njerezit qe me zemer i mbrojne dhe ngrisin cdo dite dhe pertej cdo sfide ngjyrat tona. Qe nga dita e pare, jemi fokusuar shume me shume ne karakter se sa ne pervoje, duke promovuar ambicjen, pozitivitetin dhe etjen per pune – dhe sot shihet qe ka qene vendimi me i mire I kompanise. Shumicen e pozitave te reja brenda kompanise vazhdojme t’i permbushim vetem nga koleget me te dalluar qe kontribojne pertej pergjegjesive te punes, dhe nder synimet tona kyce jane zhvillimi personal dhe ngritja e karrieres profesionale per gjithesecilin prej juve.

Ne anen tjeter, per fat te keq, per shkak te industrise ne te cilen operojme, jo rralle here jemi rrethuar me intriga, inate, thashetheme dhe vecanerisht konkurrence joetike. Si e tille, jemi sulmuar dhe sfiduar nga aktere te ndryshem qe nuk kane zgjedhur mjete per te ngadalesuar apo perulur suksesin e Monego-së. Pa sukses. Asgje nuk do t’na ndale drejt ndryshimit te normave profesionale te shoqerise, drejt udheheqjes se inovacionit teknologjik, dhe drejt shfrytezimit te metodave moderne per te financuar te gjithe qytetaret ne konveniencen e tyre, pa kritere formale dhe burokratike.

Per fund, ju jam perjetesisht faleminderues per punen e palodhshme qe e beni, si dhe per kulturen bashkepunuese dhe familjare qe keni arritur ta krijoni. Gjithashtu, jam tejet krenare per zhvillimin enorm qe e kemi pare tek shume prej ju gjate ketyre 12 muajve, sepse zhvillimi juaj eshte zhvillim I ardhmerise se Monego-s.

Por, nuk mund te harrojme qe standardet e Monego-s nuk perkojne me standardet e konkurrences ne vend, prandaj na mbetet shume pune per te arritur qellimet tona afat-gjate – dhe ju premtoj se te gjithe do te ndaheni me se te kenaqur me pervojen dhe zhvillimin qe ju ka ofruar Monego, nese ju vazhdoni te kontriboni me dedikim.

P.S. Se shpejti do te shihemi te gjithe te festojme 1-vjetorin se bashku!

Gjitha te mirat per ju,

Egzoni”