“Rrjedhja e dokumenteve nga Specialja, kërcënim i pastër dhe sulm mbi procesin”

Mark Ellis, Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve: “Kjo duhet të ndalojë. Në të kundërtën, rrezikohet i tërë procesi gjyqësor”.

“Rrjedhja e dokumenteve nga Specialja, kërcënim i pastër dhe sulm mbi procesin”

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve me qendër në Londër, Mark Ellis, ka vlerësuar se ngjarjet në lidhje me rrjedhjen e pretenduar të dokumenteve konfidenciale nga Prokuroria e Specializuar në Hagë përbëjnë “një krizë të vërtetë” dhe kjo mund ta rrezikojë punën e gjykatës, njofton Insajderi.

“Ky është frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin, mbi procesin, mbi gjyqin e drejtë. Nëse jeni në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson. Nuk mund të funksionojë”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, prokuroria është përgjegjëse për t’iu përmbajtur fuqishëm mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve.

“Kjo duhet të ndalojë. Në të kundërtën, rrezikohet i tërë procesi gjyqësor”, thotë ai./Insajderi.com