Rrokulliset me traktor – vdes një person në Kamenicë

Rrokulliset me traktor – vdes një person në Kamenicë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Ruboc të Kamenicës, njofton Insajderi.

Lidhur me rastin që raportohet të ketë ngjarë rreth orës 15:30, në njoftimin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se derisa kishte qenë duke bartur dru në mal, viktima ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Mirëpo, duke mos arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra, ai ishte dërguar në QKMF të Kamenicës pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrëfikësit dhe prokurori, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Ruboc, Kamenicë 25.09.2020-15:22. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke bartur dru në mal ishte rrokullisur me traktor dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF Kamenicë, por sipas mjekut ai ishte sjellë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com