Rrufeja e godet Akropolin, katër persona të lënduar

Autoritetet greke kanë kumtuar se rrufeja e ka goditur Akropolin dhe se janë lënduar dy turistë dhe dy roje të këtij vendi arkeologjik, nuk ka dëme materiale nëpër monumente.

Rrufeja e godet Akropolin, katër persona të lënduar

Ministria e kulturës ka pretenduar se është goditur rrufepritësi i cili është i ndarë nga strukturat e mermertë të vjetër rreth 2.500 vjet.

Rrufeja i ka thyer dritaret e dy ndërtesave të afërta në të cilat gjendeshin rojet.

Dy persona të cilët ishin në vizitë gjithashtu janë të lënduar lehtë.

Reshjet e mëdha e kanë goditur Greqinë këto ditë, ndërsa Arkopoli, i cili gjendet në kodër, edhe më herët është goditur nga rrufeja.

Akropoli është tempull antik i kushtuar hyjneshës Athinë, dhe gjendet në listën e thesareve botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO).

Këtë vend çdo vit e vizitojnë rreth 3,15 milionë njerëz.

Ministria ka pretenduar se asnjë monument nuk është goditur, e në mes tyre janë edhe Partenoni dhe Erehteioni i famshëm të cilët datojnë nga shekulli i pestë para epokës së re./Insajderi.com.