“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarkullimi

“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e vazhdueshme të borës po vazhdojnë edhe sot nëpër tërë territorin e Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo ka bërë që të rriten vështirësitë në qarkullim më shumë pasi nuk është bërë ndërhyrje për t’i pastruar rrugët nga bora që i ka mbuluar ato.

Në foton dhe videon që ka siguruar KOHA shihet “Rruga e Kombit” e mbuluar me borë ku edhe qarkullimi është bërë më i vështirë.

Si pasojë e kësaj, parashikohet që qarkullimi i sotshëm i qytetarëve në ditën e votimit të jetë më i vështirë./Insajderi.com