Rrugët e lagjes “Pejton” në Prishtinë të mbushura me ujë, vështirësohet kalimi në to

Rrugët e lagjes “Pejton” në Prishtinë të mbushura me ujë, vështirësohet kalimi në to

Disa nga rrugët e Prishtinës ka disa muaj që janë duke u riasfaltuar, gjë e cila po e vështirëson edhe kalimin sidomos në këto kohë kur edhe reshjet e shiut nuk po mungojnë, njofton Insajderi.

Disa nga rrugët janë edhe mjaftë të frekuentuara siç janë rrugët “Nazmi Mustafa” dhe “Lorenc Antoni”, në Pejton, në të cilat janë parë mjaftë shumë vetura duke hasur në gropa të mbushura me ujë.

Prishja e këtyre rrugëve ka ndodhur për shkak të punimit në rregullimin e gypave të ujit dhe atyre të kanalizimeve dhe deri sa këto punime nuk kanë përfunduar, uji ka mbuluar shumë gropa dhe rrugët janë bërë vështirë të kalueshme.

KP kanë dalë në teren dhe ka përcjellë për sa afërmi gjendjen e krijuar në këto rrugë të lagjes Pejton, të cilat mundë t’i shihni edhe në videon e postuar më poshtë. /Insajderi.com/