Rrustemi: Nryshimi i Kodit të Procedurës Penale i domësoshëm në adresimin e krimeve

Rrustemi: Nryshimi i Kodit të Procedurës Penale i domësoshëm në adresimin e krimeve

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Rregulloren e Kuvendit, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale është i domosdoshëm sepse mundëson nisjen e procesit hetuese ndaj krimeve të luftës, njofton Insajderi.

Ai ka theksuar se ky projektligj ka efekte të rëndësishme në adresimin e krimeve.

“Ky ndryshim ligjor është i domosdoshëm, pasi mundëson nisjen e proceseve hetuese”.

Ai në seancën  parlamentare shtoi ndër të tjerash se  “Ky projektligj që po shqyrtojmë sot, ka efekte të rëndësishme në drejtim të adresimit të krimeve të luftës dhe duke ndryshuar kufizimin e bashkëpunimit me secilin mekanizëm ndërkombëtarë. Ne sot i heqim pengesat për gjykimin në mungesë”. /Insajderi.com