Problemet nga rrjeti i dobët elektrik në fshatin Butovc të Prishtinës po detyrojnë banorët ta braktisin këtë fshat.

Investimet që kanë nisur n�" />

Rryma e dobët largon investitorët nga Butovci i Prishtinës

Rryma e dobët largon investitorët nga Butovci i Prishtinës

Problemet nga rrjeti i dobët elektrik në fshatin Butovc të Prishtinës po detyrojnë banorët ta braktisin këtë fshat.

Investimet që kanë nisur në këtë pjesë rurale e cila gjendet rreth 10 kilometra larg kryeqytetit, po dështojnë si pasojë e rrymës së dobët.

Florim Gashi është njëri prej investitorëve, i cili para dy vite nisi biznesin e hotelerisë. Por thotë se investimi dështoi për shkak rrymës.

“Shqetësimi më i madh është me rrymën se për shkak të rrymës ne nuk mund të i shfrytëzojmë as puset e ujit, i kemi puset 50 metra thellësi po uji nuk del sepse edhe rryma vjen 50-60W, por kur ka reshje atmosferike s’kemi rrymë hiç, se telat e zhveshur vijnë nga 10 kilometra kështu që ata prekin nëpër pemë dhe rryma ndalet kështu që kah një jave ose dy nuk kemi rrymë hiç”, tha ai.

Si pasojë e energjisë elektrike në fshatin Butovc, uji po paraqet tjetër problem.

Sipas Shaban Beqirit, pavarësisht hapjes se puseve, rrjeti i dobët elektrik po e pamundëson që banoret të furnizohen me ujë nga puset.

“Paret vijnë me na i marrë e rrymë i ki 50ë, si të fryn një frymë rrëzohen telat, vijnë prej mëhallës atje poshtë, kur u ngjit para 30 viteve, edhe ata që janë atje poshtë e kanë rrit pak amvisnin por edhe na kemi nevojë, këtu pa ujë s’mundesh me nejtë, e kemi qel bunarin 50 metra e nëse dikush atje e lëshon nji frigorifer ose ni pompë na këtu tonë ditën mbesim pa ujë dhe detyrohemi me u kthy”, tha ai.

Ferma e hapur para disa viteve i kishte dështuar edhe një qytetari tjetër.

Ai shprehet se mungesa e ujit nga energjia elektrike e dërgoi atë drejtë falimentimit.

“Përafërsisht dy vite kemi investu në fermë edhe për shkak të rrymës është dashtë me ndërpre, janë kanë të punësuar katër punëtorë faktikisht për shkak të rrymës as ujë skish, filloi me u ba si shtesë në punën tonë dhe u dashtë me ndërpre”, tha ky qytetar.

Ndërsa, një fermeri të këtij fshati Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i kishte ndarë si subvencion një frigorifer, të cilin ai thotë se nuk ka arritur ta përdorë për shkak të energjisë elektrike.

“E kam fitu një grand prej mjedrave, ma kanë dhanë edhe frigoriferin, po rrymë nuk ka, kurgjo s’kemi, rryma është ‘xhixhë’, ankesë kom bo disa here, kanë bo edhe tjert por për momentin nuk ka kurgjo’ , tha Cakolli. /kallxo.com