RTK demantohet tri herë brenda 10 ditëve për lajme të pa vërteta

RTK demantohet tri herë brenda 10 ditëve për lajme të pa vërteta

Radio Televizioni i Kosovës si dhe portali i këtij institucioni publik brenda një kohe të shkurtër janë demantuar për publikimin e informatave të pa vërteta nga institucione dhe persona të cilët janë përfshirë në publikimet e RTK-së.

Zbulimi i Agjentes Ruse

Demantimi i parë drejtuar RTK-së kishte ardhur nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe  nga OSBE, kjo për shkak të një artikulli publikuar në portalin rtklive.com, i cili kishte shkruar lidhur me zbulimin e një “agjente ruse në Kosovë”, mirëpo sipas Këshillit të Mediave artikulli me titullin “DEKONSPIROHET RRJETI I SPIUNAZHIT RUS NË KOSOVË” është cilësuar shkelës të kreut të vërtetës dhe nxitës i gjuhës së urrejtjes.

Ndërsa Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu , nëpërmjet një komunikate të lëshuar thënë se “mediat në Kosovë të përkrahë gazetarinë etike, të mbajë standarde profesionale dhe të përmbahet nga publikimi i materialeve që mund të shkaktojnë tension ose që padrejtësisht mund të minojnë integritetin profesional të njerëzve”.

“Stërvitjet e Ushtrisë serbe në Kosovë”

Emisioni i “Udhëve” i cili transmetohet në Radio Televizionin Publik të Kosovës, ka bërë publikimin e disa të dhenve për dyshime lidhur me stërvitjet ushtarake të disa paramilitarëve serb në malet e Leposaviqit, stërvitje të cilat janë bërë nga një organizatë e quajtur “Air Soft” e cila është e regjistruar në institucionet e Kosovës.

Mirëpo Policia e Kosovës, ka demantuar pretendimet e emisionit se janë duke u bërë stërvitje ushtarake për qëllime lufte, pasi që sipas policisë organizate “Air Soft”, ka marrë leje për të ushtruar aktivitet e tyre të sporteve luftarake.

“Ne e kemi demantuar atë  që  mos me leju me dalë me dal në publikë që forcat ushtarake policore të Serbisë janë në territorin e Kosovës dhe ajo nuk është e vetmja organizatë që ka aktivitete të sporteve ushtarake”, ka thënë Besim Hoti për Insajderin, zëdhënësi i Policës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Emisioni “Udhëve” njësoj sikur porali rtklive.com, ka publikuar të dhëna për të ashtuquajturën agjenten ruse e cila sipas këtij emisioni ka rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në Kosovë dhe shtete të tjera për përhapjen e propagandës nëpërmjet medieve dhe politikanëve që nga Moska deri në Berlin.

“AMBASADA BRITANIKE DEMANTON RTK-NË”

Pas publikimit të një kronike në emisionin qendrorë të lajmeve në RTK, lidhur me zgjedhjen e drejtorit të Doganave të Kosovës, Ambasada e Britanisë së Madhe ka demantuar lajmin e Televizorit Publik të Kosovës duke e quajtur si lajmë të pa saktë dhe që nuk ka qenë serioz në kërkimin e informatave.

“Ky lajm nuk është i saktë dhe RTK nuk ka bërë përpjekje serioze për të kërkuar informata nga ne paraprakisht. Qeveria Britanike ofron mbështetje institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimit të pozitave të larta”, thuhet në komunikatë.

Radio Televizioni i Kosovës në shtator të viti të kaluar kishte bërë një kërkesë drejtuar Kuvendit të Kosovës, për dhënien e rreth 2.5 milionë eurove për shpenzimet tre mujore (tetor-dhjetor 2016), shpenzime të cilat dedikohen për funksionimin e këtij institucioni dhe dhënien e pagave pë punëtorët .