Para dy ditësh u konfirmua rasti i parë i të prekurit me koronavirsu nga komuna e Podujevës. 60 vjecari nga Dumnica kishte ardhur nga Italia në fillim të muajit mars. As pas dy ditësh nuk dihet se sa është numëri i personave me të cilët ka pasur kontakt pacienti me Covid -19, derisa babai i tij është në pritje të rezultateve të testit.
Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka deklaruar për Insajderin se familjarëve të personit të konfirmuar me koronavirus nga Dumnica u është bërë një kontrollë rutinore por se te asnjëri nuk ishte shfaqur ndonjë simptomë. Por një ditë pas kontrolleve babi i tij, ishte dërgur në spitalin e Podujevës me simptoma më të theksuara. Atij i janë marrë mostrat e gjakut dhe është në pritje të rezultateve.
“Mbrëmjen kur e kemi vizituar familjen, me ekipin mjekësor atyre u është bërë një kontrollë rutinore por që kanë rezultuar, nuk kanë vrejtur simptoma, janë udhëzuar se në rast se vërejnë ndonjë simptomë të lajmërohen në numrin e telefonit. Pas kësaj kam informata se babi i tij është paraqitur dhe i janë marrë monstrat e gjakut dhe priten rezultatet e analizave”, tha Rudari.
Por Rudari thotë se nuk kanë ende informata se me sa persona ka pasur kontakt tashme i konfrmuari me COVID-19, i cili kishte ardhur nga Italia në Kosovë para disa ditësh.
“Ne nuk e dimë me sa persona ka kontaktuar i prekuri me koronavirus. Ne kemi viituar familjen e tij, dhe kompania e dezinfektimit që ka dezinfektuar hapësirat ku jetën familja e tij. Tash mbetet me marrë informata shtesë se me kënd ka kontaktuar ai përveç familjes”, tha Rudari.
Ai gjithashtu ka deklaruar se zyrtarët e komunës nuk e din se sa është është numri i personave nga Podujeva që kanë ardhur së fundmi nga vendet që kanë qenë të prekura nga koronavirusi.
“Ne si komunë nuk e kemi një listë të personave që janë kthyer së fundi nga Italia dhe vendet tjera, është përgjegjësi e institucioneve qendrore MPB dhe policisë kufitare”, tha ai.
Rudari u ka bërë thirrje të gjithë personave të kthyer nga këto vende të lajmërohen vetë për kontrollë dhe të marrin hapat e duhur për mbrojtjen e vetës dhe të tjerëve.
“Është mirë që qytetarët vetë të lajmërohen për të ditur se cfarë udhëzimesh duhet tu nënshtrohen”, tha Rudari./Insajderi.com
Kryetari i Komunës së Podujevës tregon për gjendjen e fshatit Dumnicë i prekur nga koronavirusi
Kryetari i Komunës së Podujevës tregon për gjendjen e fshatit Dumnicë i prekur nga koronavirusi
Gepostet von Insajderi am Dienstag, 17. März 2020