Rukiqi: Mërgimtarët duhet të lirohen nga çdo obligim tatimor, së paku për 5 vite

Rukiqi: Mërgimtarët duhet të lirohen nga çdo obligim tatimor, së paku për 5 vite

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se do të propozojnë që investimet nga diaspora të trajtohen si investim strategjik si dhe të lirohen nga çdo obligim tatimor, së paku për pesë vite, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Rukiqi është shprehur se “diaspora mund të jetë potencial i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike, jo vetëm duke financuar konsumin, por para se gjithash duke investuar”.

“Do të propozojmë dhe do të avokojmë fuqishëm që investimet e diasporës të trajtohen si investim strategjik, pavarësisht vlerës së investimeve, si dhe të lirohen nga çdo obligim tatimor, se paku për 5 vite”, ka shkruar ai.

Tutje, Rukiqi ka shtuar se Kosova nuk do të kishte qëndrueshmëri ekonomike pa kontributin e diasporës.

“Diaspora është resursi me strategjik që e kemi. Kosova nuk do të kishte qëndrueshmëri ekonomike, pa kontributin e diasporës”, ka shkruar ai./Insajderi.com