Rukiqi mirëpret propozimet e PDK-së për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Rukiqi mirëpret propozimet e PDK-së për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është deklaruar rreth iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës për ta zhbllokuar krizën ekonomike me katër masa konkrete, njofton Insajderi.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se e mirëpret këtë iniciativë nga ana e PDK-së.

“Me gjasë po kalon kësaj here, me 4 amandamente shuëe përmbajtësore nga opozita. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pritet të votohet të premten”, ka shkruar ai.

“Ekstra 200 milione për bizneset e prekura nga pandemia. Shteti pritet t’i rimbursojë të gjithë ata persona që kanë më pak se 10 mijë euro në trust” shprehet tutje Rukiqi. /Insajderi.com