Rukiqi: Ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton dëme të mëdha bizneseve

Rukiqi: Ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton dëme të mëdha bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për InDoks, ka thënë se njëra nga ankesat e bizneseve për vështirësitë e tyre gjatë fuksionimit është ndërprerja e energjisë elektrike.

Rukiqi, në dokumentarin “Biznesi famëkeq”, i dokumentar për kompaninë KEDS, ka shtuar se mos stabilizimi i energjisë elektrike, bënë që bizneset të bëjnë investime shtesë që ta kenë energjinë elektrike të stabilizuar dhe fajtorë për këtë e bënë kompaninë KEDS.

“Në tri vitet e fundit e bëjmë një vlerësim në biznes dhe barrierat e bizneseve. Gjithmonë në tri barrierat për furnizime të rregullta me energji elektrike dhe kosto për kiloëat. Duhet qe secili biznes ta ketë pajisje shtesë, pra stabilizator shtesë, lidhje të vecantë për gjeneratorë. Pra të gjitha këto kanë kosto shtesë për biznese në kosto për furnizim me energji elektrike. Kemi pasur edhe adresime te institucionet edhe te akterët e institucionit të energjisë dhe duhet të bëhet një zgjidhje, e cila do të ndikonte pozitivisht në aftësinë konkurruese të bizneseve”, ka thënë Rukiqi.

“Mund ta them me përgjegjësi të plotë se prej që jam drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, çdo ditë ka ankesa për dy çështje: atë të mosliberalizimit të vizave, pra pengesat që i kanë bizneset në pajisje me viza dhe mos furnizimi me energji elektrike. Çdo vit bizneset qe funksionojnë me energji elektrike, i paguajnë 300 milionë euro ekstra për furnizim me energji elektrike”, ka thënë Rukiqi.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018