Rummenigge: David Alaba do të qëndrojë

Rummenigge: David Alaba do të qëndrojë

Drejtori gjeneral i skuadrës gjermane, Karl-Heinz Rummenigge beson se Alaba do t qëndrojë me klubin edhe për disa vite, pas spekulimeve për një largim të tij nga ekipi gjerman.

“Me pamjen më të qartë, unë nuk besoj se Alaba do të largohet nga Bayern Munichu”, ka thënë ai, transmeton Insajderi.

“Ne jemi të interesuar që ai të qëndrojë dhe besojmë se ai, te Bayerni ndihet si në shtëpinë e tij:, përfundoi Rummenigge.

Mediat në Gjermani, kanë raportuar se ai ka kërkuar që të bëhet lojtari më I paguar në klub, së bashku me Robert Lewandowski, por kjo kërkesë ishte refuzuar nga Bayern, ndërsa, ai kishte paralajmëruar largimin./Insajderi.com.