Rusët: “COVID-19 është armë biologike dhe nuk marim vaksinën”

Rusët: “COVID-19 është armë biologike dhe nuk marim vaksinën”

Disa rusë besojnë në teorinë e konspiracionit se COVID-19 është një armë biologjike e krijuar nga njerëzit, njofton Insajderi.

64 për qind e rusëve mendojnë se Coronavirusi u prodhua artificialisht si një armë e re biologjike të cilët edhe po refuzojnë marjen e vaksinës anti-COVID.

Kështu thuhet në sondazhin e fundit të Institutit të pavarur “Levanda Center”, duke shtuar se rreth 58 për qind e qytetarëve nuk kanë pranuar të marin vaksinën anti-COVID.

“Ndër arsyet më të përmendura që qytetarët nuk pranojnë të marin vaksinën, janë frika e efekteve anësore, provat jo të plota klinike dhe ndjenja se kjo nuk është vaksinë”, ka njoftuar Instituti.

Levada Center këtë studim e ka kryer në 50 rajone ruse ndërmjet datës 18 dhe 24 shkurt. /Insajderi.com