fbpx

Rushiti: Nuk mund ta verifikojmë foton  e Brovinës, kemi marr kërcënime për largimin e saj

Rushiti: Nuk mund ta verifikojmë foton  e Brovinës, kemi marr kërcënime për largimin e saj

Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nuk e dinë se ka është marr foto ku shihet një grua duke u dhunuar nga një ushtarë i dyshuar serb të cilën e ka bërë publike sot deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Feride Rushiti ka thënë se ata nuk mundem ta verifikojnë foton se a është e vërtetë a po jo. Ajo ka thënë se ka marr telefona dhe kërcënime për ta larguar fotografinë. Madje një njerëz që pretendojnë se janë familjarë të viktimës.

“Na ata nuk mundemi me verifikua, na e kemi kërkua me hek foton për faktin se kanë ardh gra të kajt edhe kanë thonë çka na ka bo, janë ndih keq, gratë është dashtë mi shti në seanca, burrat kanë thirr edhe kanë kërcënuar në telefon dhe e kemi pa të arsyeshme dhe t’i bëjmë apel medieve”, ka thënë Rushiti për Insajderin.

Rushiti ka thënë se publikimi i asaj nga ana e medieve është shumë fragjile dhe e dhimbshme.

“Nëpër media na u ka dok shumë fragjile, shumë e dhimbshme me pasqyrua qatë skenë lakuriq dhunuesin, lakuriq të mbijetuarën, kish edhe familjarë aty mbrapa, tash a janë shqiptar apo jo duhet me marr foton edhe me u marr organet e drejtësisë ajo çështje”, ka thënë Rushiti për Insajderin.

Rushiti ka thënë se është e pa falshme ajo çfarë ka bërë sot deputetja e Brovina.

“Jemi nih shumë keq, jemi befasu qe prej një personi që është pjesë e parlamentit, është aktiviste e të drejtave të njeriut, është mjeke, është humaniste, nuk është e falshme hiq”, ka thënë Rushiti.

Flora Brovina në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahej sot për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Serbëve në Kosovë.

Madje Brovina, ka thonë sot se ka pasur lejen e gruas që është dhunuar në luftë për t’ia publikuar fotografinë derisa e kishin kryer krimin forcat serbe. /Insajderi.com