Rusi i arrestuar transportohet në QKUK

 Rusi i arrestuar transportohet në QKUK

Milajl Aleksandroviq, shtetasi i Rusisë i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës e që kishte kërkuar tretman mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm është transportuar për në QKUK.

Sipas mjekësve në Spitalin e Mitrovicës gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Për arrestimin e një shtetasi rus, ka folur edhe presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, teksa ka komentuar aksionin  Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Gazeta Insajderi ka siguruar informacionet rreth këtij personi. Mihajl Aleksandrovic Krasnochekov është punëtor i UNMIK-ut, i lindur me 17.02.1965. Ai punon si zyrtar për politikë të jashtme.

Bashkë me rusin arrestohet edhe një serb, po ashtu punëtor i UNMIKUT, me emrin Dejan Dimic, përkthyes./ Insajderi.com