
Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment të rrallë kur një rus theret në stomak por arrin që ta menaxhojë situatën, madje duke e vendosur të shtrirë për tokë personin që e theri.
Pamjet janë kapur në Rusi, në një parking të makinave në qytetin Orenburg, ku edhe shihet se sulmuesi e mban thikën nga mbrapa.
Viktima, njëherë largohet nga kundërshtari i tij, për të shikuar se si mund ta ndalojë gjakderdhjen, por më pas sulmuesi afrohet përsëri, e këtë herë për të mbetur i shtrirë në tokë.
Ai tenton që ta therë përsëri, por kësaj here grushtohet nga viktima dhe mbetet në tokë me dy grushte.