Rusia aplikon në OBSH për vaksinën e saj anti Covid 19

Rusia aplikon në OBSH për vaksinën e saj anti Covid 19

Fond Rus për Investime Direkte (RDIF) ka dorëzuar aplikimet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent dhe parakualifikim të vaksinës së saj për coronavirus, Sputni V, është njoftuar nga fondi, raporton agjencia Reuters, transmeton Insajderi.

Rusia u bë shteti i parë që dha aprovimin për një vaksinë kundër coronavirusit, dhe e bëri këtë para kompletimit të testimeve në shkallë të lartë, duke ngjallë kështu shqetësime në mesin e shkencëtarëve dhe mjekëve për sigurinë dhe efikasitetin e saj edhe pse ishte vet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që kishte testuar këtë vaksinë në vajzën e tij.

Aprovimi për listimin për përdorim emergjent (EUL) nënkupton se vaksina vihet në dispozicion më shpejt në nivel botëror, ndërsa parakualifikimi nga OBSH-ja është si një shënim i standardit të kualitetit që siguron se vaksina është e sigurt dhe efikase.

Procedura do të lejonte që Sputni V të futej në listën e produkteve mjekësore që plotësojnë kualitetet lidere dhe të sigurisë dhe standardet e efikasitetit.

Vaksina është e zhvilluar nga Insitutiti Gamaleya në Moskë.

Amerika, ishte ndër shtetet e para, të cilat kishin vënë dyshimet e tyre në lidhje me këtë vaksinë, duke thënë se ajo nuk ka kaluar nëpër ansjë fazë testimi të paraparë dhe kishte refuzuar ndihmën e shkenctarëve rus për të ndihmuar zbulimin e vaksinës në Amerikë./Insajderi.com.