Rusia: Do t’i mbrojmë interesat e naftës së Venezuelës me të gjitha mjetet

Rusia do t’i mbrojë interesat dhe pasurinë në Venezuelë në kuadër të drejtës ndërkombëtare duke përdorur të gjitha mekanizmat të cilat i kemi në dispozicion.

Rusia: Do t’i mbrojmë interesat e naftës së Venezuelës me të gjitha mjetet

Këtë e ka deklaruar Dimitrij Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin.

Rusia gjatë viteve të kaluara ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe në këtë periudhë ka miratuar kredi për Venezuelën. Një kredi ka dhënë kompania e naftës Rosneft e cila i ka huazuar mjetet firmës së Venezuelës PDVSA.

Rosneft ka dhënë 6 miliardë kredi për PDVSA, e cila duhet që deri në fund të këtij viti të kthehet nëpërmes të furnizimeve të naftës së papërpunuar.

Sipas të dhënëve “S&P Global Platts”, në nëntor të vitit 2018, Venezuela ka pasur 3,1 miliardë dollarë kredi për të paguar për “Rosneft”. Kompania ruse ka pesë projekte të përbashkëta me PDVSA  në Venezuelë.

RT përkujton se SHBA të hënën ka futur edhe një pako të sanksioneve kundër PDVSA, në mënyrë të ndihmojnë që të pengohet përvetësimi i pasurisë së Venezuelës nga ana e Maduros dhe ruajtjes së këtyre mjeteve për banorët e Venezuelës”.

Kremlini i konsideron sanksionet kundër PDVSA “ilegale”, me shenjë të “konkurrencës jo lojale”, dhe si tentim që të përzihet në punët e brendshme të Venezuelës, Ka thënë Peskov.

“Rusia është duke vlerësuar pasojat potenciale në sanksioneve”, ka shtuar ai.

Analistët në një bankë perëndimore vlerësojnë se pasuria e Rosneftit në Venezuelë është rreth 2,5 miliardë dollarë, plus edhe 2,5 miliardë tjera të cilat duhet t’i inkasojnë nga nafta e papërpunuar nga kredia për PDVSA./Insajderi.com.