Rusia kërkon tërheqje të “helmetave të kaltra” nga Siria

Rusia kërkon tërheqje të “helmetave të kaltra” nga Siria

Rusia ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tërheqë trupat e Kombeve të Bashkuara, duke pretenduar se paraqesin “kërcënim”, me çka ka shkaktuar reagim të ashpër të Uashingtonit, Londrës dhe Parisit të cilët e kanë dënuar këtë dezinformim, kanë thënë diplomatët në KB.

“Prania e helmetave të kaltra është burim i kërcënimit. Kërkojmë nga vendet perëndimore që t’i tërheqin këto trupa nga Siria”, ka deklaruar përfaqësuesi rus në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit, i cili e ka përcjellë kërkesën e Moskës.

“Terroristët, siç i quajnë ata kryengritësit kundër regjimit të Assadit, duhet ë shkojnë. Nuk është ide e mirë të qëndrojnë brenda shoqërisë”, ka shtuar përfaqësuesi rus, fjalët e të cilit e ka transmetuar një diplomat anonim pas takimit. “Tërhiqni ata nga zonat ku janë, sidomos nga Idlibi”, ka shtuar përfaqësuese rus, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Rusia nuk i konsideron trupat e Kombeve të Bashkuara të pranishëm në Siri si shpëtimtarë, dhe tashmë disa herë në të kaluarën i ka akuzuar se kanë lidhje me grupet terroriste.

Sipas disa burime diplomatike, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë reaguar ashpër duke hedhur poshtë këto informata si të rreme./Insajderi.com.