Rusia me “autostradë speciale”

Rusia me “autostradë speciale”

Ajo tashmë njihet gjerësisht si “autostrada speciale” – rrugë e gjerë, e rrafshët, me një shteg të veçantë në mes, që lidh Kremlinin me rezidencën e presidentit Vladimir Putin në pyje, një 20 kilometra larg prej Moskës.

E rezervuar me ligjin për emergjenca, shtegu i mesëm përdoret kryesisht prej të kamurve dhe të të privilegjuarve për t’iu shmangur kaosit të përditshëm nëpër rrugët e kryeqytetit rus, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe nëse ke qasje në këtë shteg, atëherë i bie se gëzon status special në shoqëri, që është simbolika më e fuqishme në Rusinë e sotme. Por rruga, e cila kalon nëpër bulevardet Kutuzovsky dhe Novy Arbat, është e veçantë edhe në një tjetër aspekt.

Ndryshe prej rrugëve të tjera në Rusi, kjo nuk ka pengesa të veçanta për të mos shkaktuar kaos dhe i dekurajon kalimtarët e rastit që të rrahin këtë rrugë.

Është një prej rrugëve me shifrat më të larta të rasteve të aksidenteve me fatalitet, kanë treguar të dhënat e nxjerra prej raporteve policore dhe të ekspertëve të trafikut