Rusia pranon që numri i të vdekurve nga COVID-19 është tre herë më i lartë nga sa është raportuar

Rusia pranon që numri i të vdekurve nga COVID-19 është tre herë më i lartë nga sa është raportuar
Burimi i fotografisë: Olga Maltseva/AFP via Getty Images

Rusia ka pranuar se numri i të vdekurve nga COVID-19 është tre herë më i lartë se raportuar më parë – duke e bërë atë vendin me numrin e tretë më të madh të viktimave nga pandemia, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.

Ekspertët kanë dyshuar prej kohësh në pretendimet e përsëritura të Presidentit Vladimir Putin për një shkallë të ulët vdekjeje nga virusi, me të cilën ai mburrej se Rusia po bënte një punë “më të mirë” në menaxhimin e krizës sesa vendet perëndimore.

Zëvendës kryeministrja Tatiana Golikova të hënën më në fund provoi se kritikët kishin të drejtë pasi zbuloi se numri i vërtetë i të vdekurve ka të ngjarë të ishte 186,000 – jo 55,000 i raportuar zyrtarisht.

Golikova bëri zbulimin pasi agjencia e statistikave Rosstat tha se vdekjet midis janarit dhe nëntorit ishin rritur me 229,700 krahasuar me vitin e kaluar.

“Më shumë se 81 për qind e kësaj rritje të vdekshmërisë gjatë kësaj periudhe është për shkak të COVID,” tha Golikova, sipas Agence France-Presse.

Shifra e re do të thotë që numri i të vdekurve të vendit është i treti më i larti në botë, pas ShBA me më shumë se 335,000 të vdekur dhe pak mbrapa Brazilit me 191,000, tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. /Insajderi.com