Rusia prodhon vaksinën e dytë kundër Covid-19

Rusia prodhon vaksinën e dytë kundër Covid-19

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi se vendi i tij ka konfirmuar vaksinën e dytë kundër koronavirusit të ri Covid-19, transmeton Insajderi.

Putin, në mbledhjen e mbajtur me zyrtarët nëpërmjet video-konferencës, dha deklarata lidhur me punimet për vaksinë kundër COVID-19 në vendin e tij.

Ai tha se sot kanë marrë “një lajm të gëzueshëm” në punimet e vaksinës të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në Qendrën e Hulumtimeve Vektor në Novosibirsk, sot është regjistruar vaksina ‘EpiVakKorona’ e zhvilluar kundër COVID-19”, u shpreh presidenti Putin.

Vaksina e parë ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti i Hulumtimeve Gamaleya në Rusi ishte regjistruar më 11 gusht. /Insajderi.com