
Rusia ka sjellë kufizime më të rrepta në përpjekje për të ndaluar rritjet e rasteve me Covid, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në të gjitha vendet e mbushura me njerëz duke përfshirë transportin publik.
Mbikqyrësi i Shëndetit të Konsumatorit në Rusi gjithashtu këshillon qeveritë rajonale të mbyllin bare dhe restorante midis 23:00 dhe 06:00.
Të martën Rusia raportoi një rekord ditor të 320 vdekjeve nga virusi.
Të hënën numri i infeksioneve të reja arriti një rekord prej 17,347 brenda 24 orësh.
Vendi ka numrin e katërt më të lartë të rasteve Covid-19 pas SH.B.A., Indi dhe Brazil.
Nga e mërkura, maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në të gjitha zonat e mundshme të mbushura me njerëz duke përfshirë transportin publik, taksitë, parkingjet e makinave dhe ashensorët, tha Mbikëqyrësi i Shëndetit Publik Rospotrebnadzor. Autoritetet rajonale do të kenë përgjegjësi për zbatimin e rregullave të reja.
Më parë këtë javë, Kremlini paralajmëroi që shpërthimi i virusit po largohej nga Moska – e cila ka rreth një të tretën e të gjitha rasteve të Rusisë – në rajone të tjera./Insajderi.com
Burimi: BBC News