Rusia s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën – “kundër-produktive të detyrohet normalizimi i marrëdhënieve”

Rusia e mbështet Serbinë, prandaj edhe kur është puna te Kosova, Rusia pranon veç çka pranon Serbia. Kështu ka thënë ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

Rusia s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën – “kundër-produktive të detyrohet normalizimi i marrëdhënieve”

Alexander Botsan-Kharchenko, ambasadori i Rusisë në Beograd, ka komentuar dialogun në mes të Kosovës e Serbisë.

Ai ka deklaruar për mediat serbe se Rusia kur vije puna te çështja e Kosovës qëndrimin e ka të pandryshueshëm dhe se kërkon që zgjidhja përfundimtare të bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, njofton Insajderi.

“Çfarëdo zgjidhje finale që bazohet në këtë rezolutë dhe në shqetësimet e serbëve në Kosovë, Rusia e pranon”, ka pohuar diplomati rus, Botsan-Kharchenko.

Sipas tij “vetë palët duhet të bien dakord dhe është kundërproduktive të detyrosh ‘normalizimin përfundimtar’, të imponosh receta dhe korniza kohore të parapërgatitura”, shton Bocan-Kharchenko.

Ai, duke përcjellur opinionin e presidentit të Rusisë, ka theksuar se “siç ka theksuar vazhdimisht Presidenti rus Vladimir Putin, Rusia do të pajtohet vetëm me një zgjidhje që kënaq serbët, që mbron të drejtat e tyre legjitime në Kosovë”.

Duke iu përgjigjur akuzave për interferimet ruse në Ballkanin Perëndimor, ambasadori rus në Beograd shtoi se “Rusia asnjëherë nuk i ka penguar synimet e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian./Insajderi.com