Ruth Bader Ginsburg njofton se i është rikthyer kanceri

Ruth Bader Ginsburg njofton se i është rikthyer kanceri

Gjyqtarja e famshme, Ruth Bader Ginsburg, ka njoftuar sot se ajo i është rikthyer kimioterapisë, për të trajtuar kancerin, i cili i është rikthyer, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Sipas informacioneve të para trajtimi po ecën mirë dhe me “rezultate pozitive”.

Gjyqtarja, 87 vjeçare, ka thënë se ajo do të mbetet e përkushtuar plotësisht në postin e saj.

Duke pasur parasysh moshën e saj dhe historinë e gjatë me sëmundje të ndryshme, shëndeti i Ginsburg gjithmonë ka qenë temë e përcjellur me interes për shkak se ajo trajtohet si ikonë e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fakti që Trump, nëse Ginsburg-ut i duhet të largohet, do të emërojë një gjyqtar të tretë në Gjykatën Supreme, do të jetë temë shumë e debatuar në fushatën zgjedhore.

Më herët këtë javë, Ginsburg u trajtua në spitalin Johns Hopkins, në Baltimor, pasi kishte ethe dhe nuk e ndjente trupin mirë.

Ginsburg ishte me kancer edhe në vitin 2009, kanceri ishte i vendosur në pankreas, por tani është rikthyer në mëlçi.

Ajo gjithashtu në vitin 1999 ishte trajtuar për kancer në zorrën e trashë./Insajeri.com