“Rutine” i Bekim Gurit pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

“Rutine” i Bekim Gurit pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Dokumentari “Rutine”, me regji të regjisorit kosovar Bekim Guri, do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë, shkruan Insajderi.

Rrëfimi i një fëmije, i cili e ka përjetuar një tragjedi në familje, e shpërfaq mjaft mirë një pjesë të realitetit kosovar. Ai është lënë anash nga shteti dhe shoqëria, derisa mëton t’u bëjë ballë sfidave për mbijetesë. Për gati 10 vjet, regjisori Bekim Guri e ka ndjekur rrëfimin e këtij personazhi.

Kujtojmë se “Rutine” ka marrë çmimin special dhe atë të distribuimit në DokuFest vitin e kaluar./ Insajderi.com