Rivaliteti nuk është më vetëm mes reperëve djem ose vetëm mes repereve vajza, por mes të gjithëve që merren me këtë punë, pa dallim gjinie e ideje.
Një deklaratë e Rinës disa muaj më parë ka nxitur reperin S4MM t’i dedikojë reperes disa nga vargjet e këngës së tij të re.
Gjatë një interviste për “NIN” në “Klan Kosova”, Rina Balaj e etiketoi S4MM-in si reperi me të cilin s’do të bashkëpunonte kurrë.
“Nuk i kuptoj asnjë fjalë”, u shpreh ajo.
S4MM ka pritur momentin e duhur për të përfshirë 19-vjeçaren në një diss, pjesë të së cilit e shpërndau në Instagram.
Madje, S4MM ka shkëputur edhe pjesë nga intervista e Rinës dhe i ka futur në këngë.