Sa është e pasur Dua Lipa?

Sa është e pasur Dua Lipa?

Dua Lipa ka kohë që kryeson të top listat botërore. Këngëtarja bëri debutimin e saj të madh në vitin 2017 dhe menjëherë u bë një krijuese e hiteve në industri. Me albumin e saj të dytë, Future Nostalgia, zyrtarisht duke pushtuar gjithë botën, ajo nuk ka ngadalësuar ritmin e saj, shkruan Seventeen, transmeton Insajderi.

Sigurisht, siç pritej, të gjitha ato pllaka platin, hite dhe koncerte të shitura të gjitha shtohen në shumë mënyra, por në veçanti rrisin edhe llogarinë e saj bankare.

Pas nënshkrimit të një marrëveshje me “Warner Music” në vitin 2014, këngëtarja mori të drejtën të punojë në albumin e saj debutues dhe publikoi këngën e saj të parë, “Neë Love” në vitin 2015. Pasi publikoi edhe disa këngë të tjera midis viteve 2015 dhe 2017, Dua më në fund lansoi debutues më 2 qershor 2017.

Jo vetëm që ishte një album i vlerësuar nga kritikët, por gjithashtu vendosi Dua në hartë në të gjithë botën. Kënga e saj hit, “New Rules”, arriti kulmin në numrin 6 në top listat e Billboard Hot 100 të SHBA. Ajo gjithashtu përfundoi duke fituar çmimin :Artistja e re më e mirë” në Grammy në vitin 2019.

Tani në spektaklin “Grammy” të këtij viti ajo është nominuar për gjashtë çmime.

Me gjithë suksesin e saj, sigurisht që të gjitha janë shtuar ndër vite. Sipas Celebrity Net Worth, vlera neto e Dua Lipa vlerësohet të jetë rreth 16 milionë dollarë. /Insajderi.com