Sa është jetëgjatësia në Zvicër?

Sa është jetëgjatësia në Zvicër?

Jetëgjatësia në Zvicër është një nga më të lartat në Evropë, në bazë të statistikave të publikuara nga Eurostat.

Sipas këtyre statistikave, burrat jetojnë mesatarisht 81.6 vjet, derisa gratë 85.6, kurse mesatarja e përgjithshme është 83.7, duke qenë ndër më të lartat në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Edhe në Lihtenshtajnë është 83.7 vjeç mesatarja derisa në Spanjë është 83.2.

Sipas Eurostat, në të gjitha shtetet anëtare pritshmëria për të jetuar kur lind është më e lartë për gratë sesa për burrat, megjithëse diferenca ndryshon dukshëm.

Për sa i përket Ballkanit, popujt me jetëgjatësinë më të shkurtër janë bullgarët dhe rumunët, të cilët jetojnë mesatarisht deri në 75 vjeç.

Në Shqipëri, gratë jetojnë deri në moshën 80.1 vjeçare, ndërsa meshkujt kanë një jetëgjatësi deri në moshën 77.1 vjeçare.