Annegret Kramp-Karrenbauer, është zgjedhur ministrja e" />

Kush është ministrja e re e mbrojtjes në Gjermani?

Kush është ministrja e re e mbrojtjes në Gjermani?

Annegret Kramp-Karrenbauer, është zgjedhur ministrja e re e Mbrojtjes në Gjermani.

Liderja e partisë Unioni Kristiandemokrat, erdhi pasi që Ursula von der Leyen, që ka shërbyer në këtë pozitë që nga viti 2013, siguroi votat e nevojshme për Parlament Europian që të zë pozitën e presidentes së Komisionit Europian.

Kramp-Karrenbauer do të marrë pozitën sot, raporton Der Spiegel.

Ministria e Mbrojtjes konsiderohet si një punë shumë e vështirë. Më parë është konsideruar si “ulësja e nxehtë” e politikës gjermane, duke njollosur apo përfunduar karrierat e shumë liderëve. Von der Leyen ishte ranguar ndër politikanet më pak popullore në Gjermani gjatë kohës sa shërbeu në këtë pozitë.

Kramp-Karrenbauer, e quajtur vetëm AKK në Gjermani, konsiderohet si pasardhëse e Angela Merkel në pozitën e Kancelares.