Sa i përket gazrave edhe shkenca pajtohet me ‘më mirë jashtë se brenda’

Sa i përket gazrave edhe shkenca pajtohet me ‘më mirë jashtë se brenda’

Mesatarisht, një person lëshon gazra deri në 15 herë brenda ditës dhe ky numër mund të shkojë deri në 40, njofton Bright Side, transmeton Insajderi. Lëshimi i gazrave shkaktohet nga ajri i bllokuar dhe gazrat truporë.

Ndërsa është një proces krejtësisht normal, mund të jetë i zëshëm, kundërmues dhe i turpshëm në disa raste dhe kjo është arsyeja pse shumica prej nesh përpiqen ta mbajnë atë brenda. Sidoqoftë ka disa arsye pse fizikisht për ju është më mirë ta lëshoni se sa ta mbani brenda.

Trupi juaj mund ri-absorbojë gazin.

Kur e detyroni trupin tuaj të mbajë gazrat, trupit nuk i mbetet asnjë mundësi tjetër përveç se ta ri-absorbojë atë. Ajo vihet në qarkullim përsëri dhe gjithashtu mund të shpëtojë përmes frymëmarrjes tuaj ose si një gromësirë.

Mund të çojë në dhimbje dhe urth (ndjenja e thartirës së lukth)

Kur tkurrni muskujt tuaj për të shmangur lëshimin, ajo ndërton presion brenda trupit tuaj dhe mund të çojë në dhimbje, mostretje dhe urth. Nëse bëhet rregullisht, mund të shkaktojë ënjtje edhe në aparatin tuaj tretës.

Ndikon në shëndetin tuaj të zorrës së trashë.

Lëshimi i gazrave eliminon presionin në trupin tuaj. Mbajtja e gazrave mund ta irritojë zorrën e trashë dhe gjithashtu mund të shkaktojë hemorroide.

Do t’ju bëjë të ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës.

Ndërsa është ende e diskutueshme nëse mbajtja e gazrave ju bën të fryheni apo jo, është zbuluar se mbajtja e tyre brenda vullnetarisht ju shqetëson fizikisht dhe ju jep përshtypjen se mund të jeni fryrë.

Mund të jetë duke sinjalizuar një problem më të keq.

Ndërsa lëshimi i gazrave është plotësisht normale dhe e shëndetshme, aroma në të vërtetë mund të tregojë për çështje të mundshme shëndetësore si intolerancën ushqimore dhe problemet e tretjes.

Gazra jashtëzakonisht të qelbura gjithashtu mund të tregojnë një përmbajtje të lartë squfuri në trupin tuaj. Nëse lëshimi i gazrave është i dhimbshëm ose devijon nga normalja, ju sugjerojmë që të konsultoheni me një mjek. /Insajderi.com