Sa ishte në Qeveri dalldisej nëpër Shri Lankë, në fushatë kandidati për deputet flet për rastet sociale

Sa ishte në Qeveri dalldisej nëpër Shri Lankë, në fushatë kandidati për deputet flet për rastet sociale

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit mes AAK-së dhe PSD-së, Erolld Belegu, ka folur sot për rastet sociale dhe papunësinë në vend, derisa muaj më parë i njëjti udhëtonte në vende të largëta të Azisë për pushime.

Belegu sot deklaroi se duhet të krijohet fondi i sigurimeve sociale, papunësisë, për fëmijë dhe ai për shëndetësi kombëtare.

“Kemi paraparë që të bëhet fondi i sigurimeve sociale, fondi i mbrojtjes së papunësisë, papunësisë për periudha të shkurta, për fëmijë dhe kombëtar shëndetësor, secili të ketë kartelë të shëndetësisë” deklaroi ai.

Por, vetëm disa muaj më parë kur shërbente në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës si këshilltar, Belegu udhëtonte për pushime në Azi.

Shri Lanka është një vend shumë i preferuar për pushime. Jo edhe shumë njerëz arrijnë ta shijojnë diellin, detin dhe vendet e këtij ishulli në Azi. Por, dikush nga Kosova ka shkelur në ato territore. Me gjasë nuk ishte i pari.

Ish-këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Erolld Belegu, në dhjetor, kur acari kishte kapluar territoret tona kishte kaluar disa ditë në motin e nxehtë të Shri Lankës.

Biznesmeni i njohur, pronar edhe i lagjes ekskluzive “Marigona”, ku edhe jeton kryeministri, kënaqësinë që po e përjetonte ato ditë vendosi ta ndante edhe me miqtë e tij në Facebook.

Nuk duket se ka pozuar keq, por ndoshta, Belegut i duhet edhe pak më shumë fitnes.

Erolld Belegu, përveç në biznes dhe tash së fundi në politikë, njihet edhe për organizime të ndryshme artistike, veçanërisht festivalit ‘VideoFesti Muzikor’, edhe pse duket se tashmë është anuluar si ngjarje.