Sa iu ka rritur Labit mjekra – moderatori i thotë se ‘ka me tu ba si fustan’  

Sa iu ka rritur Labit mjekra – moderatori i thotë se ‘ka me tu ba si fustan’  

Labinot Tahiri i njohur edhe si Labi është shfaqur rreth një muaji pasi kishte premtuar se nuk do ta hiqte mjekrren dhe se nuk do t’i shkurtojë flokët.

Ai është shfaqur në një emision  argëtues teksa moderatori i këtij emisioni ka thumbuar Labin. Deputeti i cili është edhe këngetar kishte premtuar se nuk do t’i prejë flokët dhe as nuk do ta shkurtojë mjekrrën deri sa të liberalizohen vizat.

Moderatori, Besim Dina duke u tallur i ka thënë se ‘flokët dhe mjekra kanë me tu ba si fustan’.

Në anën tjetër Labi është zotuar përsëri se nuk do t’i prekë flokët dhe as mjekrren deri në liberalizimin e vizave.

“Ju garantoj që nuk e kam prek. Ka mundësi që 5 vite mos me u bë vizat. Flokët edhe mjekra deri të bëhet viza kam premtuar se nuk do t’i shkurtojë”, ka deklaruar ai./Insajderi.com