Sa ka fituar financiarisht ekipi i Gjilanit, pas fitores ndaj Tre Penne?

Sa ka fituar financiarisht ekipi i Gjilanit, pas fitores ndaj Tre Penne?

Ekipi nga Gjilani, që e mban po këtë emër, mbrëmë ka fituar në ndeshjen e saj ndaj ekipit nga San Mariono, Tre Penne, me rezultat 3 me 1 – ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e parë të kualifikimeve për Europa Ligë.

Me këtë fitore, klubi i Gjilanit, është kualifikuar për rrethin tjetër të kualifikimeve, por edhe ka përfituar financiarisht.

Vetëm nga fitorja ndaj Tre Penen, klubi i Gjilanit, ka fituar 220 mijë euro, ndërsa për pjesëmarrje në këto kualifikime, ata kanë përfituar po ashtu 220 mije euro, ndërsa më herët kanë përfituar 30 mijë euro nga FFK, që janë renditur si nën kampion i Super Ligës.

Përfitimet financiare do të vazhdojnë për ekipin nga Gjilani, pasi ata në rundin e radhës, do të luajnë kundër APOEL Nicosia, me 27 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Insajderi.com.