“Sa ka punuar Pacolli, dikush nuk ka kaluar as kilometra – e hiç, dhe ma hiç Enver Hoxhaj”

“Sa ka punuar Pacolli, dikush nuk ka kaluar as kilometra – e hiç, dhe ma hiç Enver Hoxhaj”

Ministri në largim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i ka dal në mbrojte shefit të tij në partisë, Behgjet Pacolli, duke pohuar se “sa ka kontribuar dhe punuar Behgjet Pacolli për Kosovën, dikush nuk ka kaluar as kilometra, e hiq e me hiq Enver Hoxhaj”.

“114 njohjet për të cilat flet Hoxhaj, më shume se gjysma janë sjell nga Behgjet Pacolli”.

“Askush nga Kosova nuk duhet të rreshtohet me Daçiqin dhe propagandën e tij. Duhet besuar në shtetin e Kosovës, jo në propagandën e Daçiqit”, kjo është kundërpërgjigjja e Matoshit për Hoxhajn, shkruan Insajderi.

Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj, gjatë ditës ka thënë se Behgjet Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme.

Hoxhaj: Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme

insajderi.com