Sa kinezë jetojnë në Kosovë dhe cilat janë raportet e tyre me kosovarët?

Sa kinezë jetojnë në Kosovë dhe cilat janë raportet e tyre me kosovarët?

Republika e Kosovës dhe ajo e Kinës janë larg mes vete me mijë kilometra dhe asnjëhere Kina nuk  ka pranuar shtetësinë e popullit kosovar. Por, këto dy shtete po del se janë goxha të afërta mes vete kur është në pyetje biznesi.

InDoks ka kontaktuar me Zyrën e përfaqësisë kineze në Prishtinë. Ata nuk kanë pranuar që të të flasin para kamerës, por janë përgjigjur vetëm me shkrim.
Ata tregojnë që për shkak të rritjes së numrit të kosovarëve që shkojnë për biznes në Kinë, ka mbi 7 vite
që kjo zyrë ofron mundësitë për aplikim për vizë kineze dhe se ky seksion i kësaj zyre edhe tash po
punon si zakonisht.

“Bazuar në informacionin që ka Zyra Kineze, ka 3 shtetas kinezë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Zyra
Kineze është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ne i kemi njoftuar ata masat e miratuara këtu për të
parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe kemi rekomanduar që ata të marrin masa paraprake vetë
dhe të shmangin shkuarjen në vendet e mbushura me njerëz”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për
InDoks.

Edhe pse Kina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në këtë zyrë thonë që miqësia midis popullit kinez
dhe kosovarëve daton që nga periudha e ish-Jugosllavisë dhe nuk ka ndryshuar deri më sot. “Qytetarët
kinezë që jetojnë këtu na kanë thënë që banorët e zonës kanë qenë gjithmonë miqësorë me ta”, thuhet
në përgjigjen e zyrës kineze në Prishtinë.