Sa kohë ju duhet për ta marrë veten pas një ndarjeje?

Sa kohë ju duhet për ta marrë veten pas një ndarjeje?

Ndarja është vërtet lënduese. Pavarësisht sesa kohë keni qëndruar me partnerin tuaj, disa muaj apo vite, ndarja është një eksperiencë e vështirë për zemrën.

Mos mendoni se jeni të vetmit që vuani ndarjen nga partneri duke qarë në divan dhe duke kujtuar momentet e lumtura me ish-in. Teksa vuani mendoni me vete: Sa do të zgjasë kjo dhimbje?

Sipas një studimi të ri, njerëzve ju duhen 18 muaj për ta marrë veten nga një ndarje. Në po këtë studim tregohet se ne kalojmë 1 vit e gjysmë të jetës duke qarë për dashuritë e humbura dhe duke menduar skenare hakmarrjeje për ata që na kanë lënduar, transmeton Class.

Mirëpo, cilat janë fazat që kalon një person që sapo është ndarë nga partneri/partnerja?

-Ju duhen 5 javë për të hequr atë person nga rrjetet sociale

-Gjashtë javë e gjysmë për t’ia fshirë numërin

-Shtatë javë për t’i treguar familjes që ka marrë fund (nëse ata e dinin)

-13 javë për të dalë në një takim të ri