Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, dy tërmete të fuqishme goditën Shqipërinë.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, përcjell Telegrafi, numri i viktimave po vazhdon të rritet dhe bëhet e ditur se janë rreth 700 persona të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale.
Përveç këtyre, supozohet se ende ka persona të zhdukur, të cilët supozohet se janë nën gërmadha – edhe tri ditë pas tërmetit shkatërrues.
Dhe kur flasim për të zhdukurit, përkatësisht për ata që gjenden nën gërmadha, pyetja që na vie ndërmend është: Sa do të mund të mbijetojnë aty?
Por për të dhënë një përgjigje të tillë, mundemi vetëm të supozojmë, pasi që ka raste në botë kanë dëshmuar se njerëzit mund të qëndrojnë me ditë të tëra, madje me muaj – dhe të mbijetojnë.
Një nga rastet e tillë është ai i Naqsha Bibi, 40 vjeçe, e cila u nxor e gjallë pas 63 ditësh nga mbeturinat e një shtëpie të shembur në Kashmir të administruar nga Pakistani në 10 dhjetor të vitit 2005, përcjell Telegrafi.
Muskujt e Naqsha janë forcuar në pozicionin në të cilin u gjet
Shpëtimi i papritur erdhi më shumë se dy muaj pasi tërmeti i 8 tetorit i atij viti shkatërroi pjesë të mëdha të Kashmirit dhe të zonave veriore të Pakistanit.
Siç raportohej, tërmeti vrau rreth 87,000 njerëz dhe askush më nuk është ishte gjetur i gjallë nga rrënojat që prej rreth tetë ditësh pas goditjes së katastrofës.
Faiz Din, kushëriri i saj, rastësisht e gjeti në mbeturina
Por mrekullia ndodhi.
Ishte Naqsha Bibi, ajo që ishte gjetur e gjallë dhe më pas ishte vendosur nën trajtim në spital, ku vuante nga ngurtësia e muskujve dhe ishte aq e dobët sa që mezi mund të fliste.
Ajo thuhet se peshonte nën 35 kg – rreth gjysmën e peshës së një gruaje mesatare madhësinë e saj.
Naqsha në një dietë të lëngshme, por shumë e dobët për të folur
Por që kur u soll në Muzaffarabad, kryeqyteti i Kashmir-it të administruar nga Pakistani, ajo ishte vënë në dietë të lëngshme dhe po tregonte shenja shërimi.
Madje, doktorët në një mëngjes të ditëve në vazhdim kishin thënë se ajo u dha një buzëqeshje.
“Ne as nuk e kërkuam më”, kishte rrëfyer Faiz Din, kushëriri i saj që e gjeti.
Naqsha Bibi dhe familja e saj kishin qenë banorë të kampit të refugjatëve Kamsar rreth gjashtë kilometra larg Muzaffarabad.