Sa njerëz në Kosovë janë përfshirë për dy vite në aferat e ryshfetit

Sa njerëz në Kosovë janë përfshirë për dy vite në aferat e ryshfetit

Sipas të dhënave të IKD-së, për dy vite në Kosovë janë monitoruar mbi 600 seanca gjyqësore që lidhen me vepra për marrje e dhënie ryshfeti, si dhe shtytje drejt marrjes ose dhënies së ryshfetit. Dhe në këto seanca për dy vite janë përfshirë mbi 380 persona.

Betimi Musliu nga Instituti për Drejtësi i Kosovës,(IKD) ka thënë se organet e drejtësisë kanë bërë kushte luksoze dhe nuk po luftojnë kriminalitetin në asnjë formë.

“Kemi pallat që kushton 40 milionë euro, kemi ndëtu Gjykata dhe Prokurori në të gjitha komunat kemi ndërtu standarte që gjyqtarët e prokurorët të jenë më të paguarit në rajon, me laptopa shumë të mirë e veturat për mu kry shërbimet në sistemin prokurorial”, ka thënë Musliu.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit.

Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks