Sa njerëz do të ketë bota në vitin 2018

Sa njerëz do të ketë bota në vitin 2018

Në fillim të vitit 2018 do të ketë rreth 7.6 miliardë njerëz në mbarë botën, njoftoi të premten Instituti Gjerman për Popullsinë Botërore.

Instituti pret që 7.500.541.000 njerëz të jetojnë në Tokë më 1 janar 2018, njofton albinfo.ch.

Vitin e kaluar popullsia e botës u rrit për 83 milionë njerëz, afërsisht sa madhësia e popullsisë në Gjermani.

Numri i njerëzve në Afrikë do të rritet me shpejtësi në dekadat e ardhshme, tha agjencia.

Pritet që popullsia e kontinentit afrikan të rritet nga 1.26 miliardë në 2.53 miliardë deri në vitin 2050, tha instituti.