Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar në konferencë për media se koalicioni i partisë së tij me AKR-n" />

Sa për qind të votave ka koalicioni Nisma-AKR-PD – Tregon Bilall Sherifi

Sa për qind të votave ka koalicioni Nisma-AKR-PD – Tregon Bilall Sherifi

Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar në konferencë për media se koalicioni i partisë së tij me AKR-në dhe me PD-në e ka kaluar pragun.

“Nisma Socialdemokrate apo koalicioni ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota. Nga votat e diasporës nga totali prej 13 mijë 195 vota, Nisma ka marrë 915 apo 6.95 përqind të votave. Nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, në tërësi 25 mijë e 461 vota të vlefshme, Nisma ka arritur të merrë 1401 votë, apo 5.55 për qind”, tha Sherifi

Më tutje ai është shprehur se koaliconi NISMA – AKR – PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës me 5.017 për qind.

“Rëndësi e këtyre rezultateve është se në procesin e rinumërimit, Nisma ka arritur ka 844 kuti të rinumëruara të ketë 5.5 për qind, pra, nëse kemi parasysh që nga votat e diasporës ka arritur 6.9, nga ato me kusht ka arritur të ketë 5.5 për qind dhe nga rinumërimi 5.5 për qind, ndorsa në total nga votat e rregullta, koalicioni ynë ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës me 5.017 për qind”, tha Sherifi.

Më tutje ai i ka quajtur kriminale votat e ardhura nga Serbia, e madje e ka kontestuar edhe vendimin e Gjykatës Supreme për numërimin e votave të diasporës.

Sherifi është shprehur se dikush po tenton të lërë Nismën jashtë Kuvendit me numërimin e këtyre votave.