Sa peshon pasuria e Isa Mustafës, njërit nga figurat kryesore të “3%-shit”?

Sa peshon pasuria e Isa Mustafës, njërit nga figurat kryesore të “3%-shit”?

Një nga njerëzit kryesor të Qeverisë së Kosovës në Ekzil që kontrollonte fondit  e “3%-shit” ishte Isa Mustafa, i cili në deklarimin e pasurisë në vitin 2017 kishte thënë se ka mbi 500 mijë euro pasuri vetëm për shtëpi dhe tokë, derisa deklaroi afro 40 mijë euro aksione në “Riinvest”.

Indoks ka bërë profile të politikanëve të pasur kosovarë. Ndër ta është edhe Isa Mustafa. Sa pasuri ka ky person që ishte ndër njerëzit kryesor të fondit “3%” që dyshohet se u keqpërdoren.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

InDoks në këtë episod do të sjell edhe një herë në vëmendjen e publikut pasuritë e njerëzve që e drejtojnë Republikën. Sa peshon ajo pasuri dhe si e bënë atë. Kush është milionerë pa pasur as një kompani e as aksione në biznese. Kush u pasurua pasi hyri në politikë. Janë këto disa pyetje që marrin përgjigje, bashkë edhe me shumë dilema rreth deklarimit të pasurisë së drejtuesve milionerë të një shteti të varfër.