Sa shumë e donte Real Madridin për shkak të Ronaldos

Sa shumë e donte Real Madridin për shkak të Ronaldos

Ish agjenti i futbollistëve të Bayern Munchen, Cezary Kucharski ka treguar detajet e transferimit të Robert Lewandowski nga Borussia Dortmund në ekipin bavarez.

 

‘Lewandowski donte të bashkohej me Real Madridin për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldo. Në një moment, sa isha në negociata të avancuara, ai nuk donte më të nënshkruante me Bayernin, dhe në vend të tij donte Real Madrid sepse Ronaldo luajti atje,” i tha Kucharski kanalit polak YouTube Futbolownia, transmeton Insajderi.com.

 

Më pas Kucharski tregon strategjinë që përdori.

 

‘Unë e binda atë se duhej të ishte sulmuesi numër një, në një klub të madh. Në Real Madrid, ai do të ishte nën hijen e Karim Benzema, për këtë arsye nuk mund ta lejoja të transferohej në një klub ku do të ishte numër dy’.

 

Kucharski e pranoi që Lewandowski ishte gjithashtu i shqetësuar për t’u bashkuar me Bayernin, pasi mendonte që Pep Guardiola pëlqente Mario Mandzukic dhe se kroati ishte më i mirë se ai.

 

‘Është sot qesharake, por Lewy me të vërtetë kishte dyshime në atë kohë’.

 

Premtimi nga Bayern Munich që Lewandowski do ta merrte fanellën me numër 9, kishte një ndikim të madh në vendim, që sipas Kucharski, ekipi tregoi se ishte lëvizja më e sigurt dhe se te Bayern do të ishte sulmuesi kryesor.

 

Prej se u transferua në Bayern, Robert Lewandowski nuk është sulmuesi më i mirë vetëm në ekip, apo Gjermani, por është ndër më të mirët në krejt botën. /Insajderi.com/