Sa vjeç i kishte Tayna kur shkroi këngën e parë?

Sa vjeç i kishte Tayna kur shkroi këngën e parë?

Mbrëmë Tayna ka postuar një storie në instagram ku tregon një këngë që e kishte shkruar kur kishte vetëm 10 vjet dhe më pas e kishte incizuar veten.

Tayna edhe më parë ka treguar që beson shumë në fuqinë e mendimit pozitiv dhe që e ka ditur edhe më parë që do të ketë sukses, bazuar në dëshirat dhe fuqinë e vullnetit të saj.

‘Më kujtohet kur isha 10-vjepe dhe kam shkruar këngën time të parë. Kam provuar të bëj rap dhe të inçizoj veten në mp3. Këtë nuk e ka ditur asnjhëherë askush”, ka treguar Tayna.
Më pas, artistja me emrin e vërtetë Doruntina, ka filluar të publikojë këngë ‘cover’, duke treguar talentin e duke u përgatitur ngadalë për të ardhë fuqishëm në skenën muzikore shqiptare.