Sabiha Shala takohet me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Pejë

Sabiha Shala takohet me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Pejë

Sabiha Shala, kandidatja e PDK-së për komunën e Pejës, sot është takuar me përfaqësuesit fetar të Bashkësisë Islame në këtë komunë.

“Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me e përafërt me prijësit fetar, shtjellimi i çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin fetar mysliman, si dhe mënyrën e organizimit të komunikimit të mëtutjeshëm gjatë qeverisjes sime”, tha ajo.

Shala premtoi se lehtësirat në jetën e këtij komuniteti shumicë, do të jenë sikurse për të gjithë të tjerët, ngase vetëm kështu ecet përpara.