Sabit Geci rikthehet në burg, vajza e tij thotë se vendimi u mor nga një gjyqtar serb

Sabit Geci rikthehet në burg, vajza e tij thotë se vendimi u mor nga një gjyqtar serb

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, është rikthyer në burgun e Dubravës, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Fitore Geci-Gagica, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo është shprehur se vendimin që Geci të rikthehet në burg e ka marrë një gjyqtar serb.

“Më habitë jashtëzakonisht fakti sesi është e mundur që për një njeri si Sabit Geci, i cili ka plagë të pashëruara nga lufta dhe shumë diagnoza që duhet të trajtohen, të merret një vendim që të kthehet në burg.

Nuk më habitë fakti që këtë vendim e mori një gjyqtar serb sepse dëshira e tij ishte dhe është që ai të mos jetë i gjallë, por më habitë fakti që ne si popull, si institucion nuk kemi fuqi apo nuk duam ta ngrisim zërin për njerëzit e luftës që plagët e tyre akoma kullojnë gjak”, ka shkruar ndër të tjera Geci-Gagica.

Sabit Gecin është i dënuar me 15 vite burgim për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999./Insajderi.com