Sadio Mane rezulton pozitiv me Covid-19

Sadio Mane rezulton pozitiv me Covid-19

Kampioni në fuqi i Evropws, Liverpool, përmes një deklarate për media kanë konfirmuar se sulmuesi i tyre Sadio Mane ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Senegalezi ishte titullar në ndeshjen ndaj Arsenalit në Premier League xhiron e kaluar ku edhe shënoi golin e parë për Liverpoolin.

Mane tani është në vet-izolim në shtëpinë e tij dhe do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Aston Villës.

Ky është lajm i keq për teknikun gjerman Klopp, ku listës së mungesave i shtohet edhe Mane, pas Matip, Henderson, Thiago, Tsimikas dhe Chamberlain, në të cilët Klopp nuk mund të llogarit në udhëtim ndaj Aston Villës./Insajderi.com